Në shekullin para nesh, PL e MZ do të përpiqet për një shoqëri dhe shtet demokratiko-liberal. Kjo është mënyra më e mirë dhe më efikase për tejkalimin e problemeve me të cilat përballemi e luftojmë sot dhe tani. Ne qytetarët e Malit të Zi, të bashkuar në Partinë Liberale të Malit të Zi besojmë në virtytet individuale njerëzore - vlera në politikë, besojme në përparësitë që i ofrojnë sundimi parlamentar, shoqëria dhe shteti i decentralizuar, qeverisja lokale e zhvilluar dhe besojmë në një shoqëri ku do të sundojë kultura e dialogut dhe toleranca. Drejtimi politik i pushtetit në Mal të Zi, i cili tash më se një decenie e gjysmë nuk ka ndryshuar, është i njohur për qeverisjen autoritare, pa strategji dhe pa vizion për të ardhmen.Qëllimi i këtij pushteti është vetëm një - ruajtja e pushtetit dhe fuqisë me çdo kusht. Qytetarët e Malit të Zi e kanë përjetuar shumë mirë çmimin e ushtrimit të tillë të pushtetit. Mali i Zi është sot i varfëruar dhe i zhytur në borxhe, kurse shoqëria është e përçarë në shtresa, me një numër të vogël, për nivelin botëror, të individëve të pasur kurse qytetarët e tjerë kanë një status social seriozisht të cenuar. Mali i Zi, sot pas 15 vitesh shkatërrimi, shënon trende negative në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe ekonomike. Ajo për çka na njeh bota e zhvilluar, sot, janë monopolet e ruajtura nga ish periudha komuniste, janë institucionet e pandërtuara demokratike shtetërore, është fakti se jemi shumë larg nga shteti juridik dhe siguria juridike, është se jemi shoqëri e kriminalizuar, është jo-liria dhe vartësia e mediave, është sektori civil në shumicë i varur, është përçarja e thellë sipas bazave të ndryshme, e posaçërisht, çka është më brengosëse dhe çka e pengon zhvillimin tonë, e që e ruan sundimin aktual të regjimit të pandryshuar, pa marrë parasysh të gjitha këto dhe shumë pasoja të tjera fatale, përçarja nacionale, nga e cila dalin edhe përçarje të tjera natyrore në sferën fetare, kulturore, në lëmin e arsimit dhe në fusha të tjera. Drejtimi tjetër politik, drejtim të cilin e përfaqëson Partia Liberale e Malit të Zi, është që Mali i Zi duhet të përjetojë një transformim të plotë dhe të sinqertë në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Vetëm ashtu mund të realizojmë tranzicionin e shoqërisë dhe ta lëmë pas vetes simulimin e këtyre proceseve, me të cilat me qëllim të ruajtjtjes së pushtetit është shërbyer dhe shërbehet regjimi aktual.
Në vend të manipulimeve, si mjet të qeverisjes, duhet të sigurojmë strategjinë e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik. Duhet të bëjmë gjithçka që në politikë, në punë dhe në sjellje, sistemin e përgjegjësive ta vëmë në vendin e vet për ta parandaluar përgjithmonë që të na përsëritet historia që besimin e qytetarëve ta fitojnë elitat e papërgjegjshme të cilat ushtrojnë pushtetin, pa marrë parasysh të gjitha efektet negative dhe fatale të pushtetit të tillë ndaj shtetit, shoqërisë dhe individit. Që i tërë transformimi i plotë demokratik i shoqërisë të jetë i suksesshëm, për të vendosur dhe realizuar strategjinë e përmirësimit dhe zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, duhet që pa vonuar të miratojmë dhe të respektojmë standardet në të cilat qëndron e gjithë bota e zhvilluar dhe demokratike. Për një transformim demokratik të suksesshëm të shoqërisë duhet të shërbehemi me përvojat pozitive dhe të vërtetuara të shteteve tjera nga rajoni, të cilat kanë kryer tranzicion të suksesshëm dhe sot janë anëtarë të plotfuqishëm të BE-së. Duhet të bëjmë ç’është e mundur që të ndërpresim ndarjen e instrumentalizuar të shoqërisë sonë, e cila fillon në manipulimet politike. Përçarja e identifikuar në baza nacionale, e barazuar me përçarjen në raport me çështjen shtetërore, është faktori më i rëndë i asaj që është detyrimisht i nevojshëm, zgjidhjes së çështjes së statusit shtetëror të Malit të Zi dhe zhvillimit të përgjithshëm demokratik dhe ekonomik të tij. Se sa është serioze një përçarje e tillë e shoqërisë e vërteton edhe fakti se nga vetë kjo dalin edhe përçarje të tjera rënduese, në raport me çështjet fetare, kulturore, të arsimit dhe çështje të tjera. Ne Liberalët, duhet të japim gjithçka nga vetja për të ndalur përçarjet e tilla dhe të ngjashme, duke potencuar zgjidhjen e të gjitha mospajtimeve dhe konflikteve në pajtim me standardet demokratike dhe në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit, duke tërhequr vëmendjen në mënyrë konstante për të gjitha pasojat e përçarjeve të tilla dhe të tjerave. Duhet të tërheqim vëmendjen se diversiteti ynë shoqëror është një nga burimet e asaj force kritike e cila i lëviz shoqëritë moderne, liritë e tyre dhe forcën e tyre krijuese. Aftësia e zgjidhjes së këtyre çështjeve në një shoqëri serioze asnjëherë nuk duhet nënçmuar dhe lënë pas dore, sepse rezultatet e një politike të tillë gjithmonë dhe pa përjashtime kthehen me pasojën e rëndë, pikërisht atë që rëndon dhe kufizon marrëdhëniet tona shoqërore të brendshme. Drejtimi ynë politik gjithnjë duhet të nisë nga fakti i pakontestueshëm dhe i pamohueshëm që përjashtimi, absolutizmi dhe potencimi i përçarjeve të cilitdo identiteti nacional, gjithmonë dhe gjithkund është i gabuar dhe i palejueshëm. Për këtë, edhe përçarjet dhe potencimin e sotëm të dallimeve në shoqëri, duhet zgjidhur në pajtim me zgjidhjet dhe praktikën e botës demokratike. Vetëm kështu mund dhe duhet të dalim në fund në çështjen e përçarjes dhe përjashtimit brenda Malit të Zi. Mali i Zi duhet t’u mbetet besnik vlerave të shoqërive të zhvilluara perëndimore, duhet t’u kushtohet vlerave dhe standardeve të Europës dhe botës së zhvilluar demokratike. Prandaj, ne qytetarët e Malit të Zi, qofshim malazezë apo të deklaruar, përsa i përket bazës nacionale, ndryshe, sido që të deklarohemi për nga konfesioni, ose qofshim edhe ateistë, duhet të jemi të vetëdijshëm se dëshirojmë që të jemi pjesë e Europës dhe e familjes europiane të popujve të zhvilluar. Që Mali i Zi të mund të integrohet në rrjedhat e mëdha të politikës europiane dhe botërore, ekonomike dhe në proceset dhe rrjedhat e tjera, duhet të plotësojë një kusht shumë të rëndësishëm, e ky është që përkatësia nacionale, etnike, fetare, gjinore, politike, rajonale apo çdo përkatësi tjetër e individit nuk guxon të ketë kurrfarë dallimi në shansat e tij në Mal të Zi dhe në ndjenjën e tij të pranueshmërisë. Për të gjitha që u cekën dhe për shkak të rëndësisë së përgjithshme për të ardhmen tonë, tejkalimi i dallimeve tona është detyra jonë e madhe, e brendshme. Partia Liberale e Malit të Zi me këmbëngulje do t’i kushtohet zgjidhjes së durueshme të tij. Çdo shoqëri moderne jeton e hapur me të kaluarën e vet. Të jetosh haptazi me të kaluarën e vet, do të thotë të posedosh vetëdijen për veten dhe për themelet e shoqërisë. Partia Liberale e Malit të Zi të kaluarën e sheh si realitet të kaluar, ashtu siç ajo ka qenë, kurse njohuritë për të kaluarën si njohuri racionale për jetën e dikurshme në këto hapësira. Ne proceset historike i rinjohim në të sotmen, e në bazë të kuptimit të plotë të së sotmes sajojmë dhe i japim formë të ardhmes çfarë e dëshirojmë.
Pas shekujve të diktaturës, luftërave dhe të gjitha të këqijave që ato bartin me vete, duhet të bëjmë gjithçka që shoqëria jonë të ballafaqohet me të kaluarën e vet, me të tillë siç ka qenë, sepse vetëm ashtu mund të ndërtohet fotografia objektive e tërë asaj që është pas nesh.
Partia Liberale e Malit të Zi përpiqet për një diskontinuitet të plotë me sistemin e pushtetit të cilin e kemi sot në skenë, e i cili është i personifikuar në politikën e konflikteve, monopolit, përçarjes së shoqërisë në baza të ndryshme, kriminalizimit të shoqërisë, shkatërrimin e vlerave të përgjithshme shoqërore dhe rezultatet e këqija në të gjitha sferat shoqërore. Duhet të jemi të vetëdijshëm se historia jonë, në të vërtetë, është historia e një vargu diskontinuitetesh. Përvoja historike na e vërteton qartë se popujt nuk kanë fat të përjetshëm dhe definitiv, por se kalojnë përmes fazave të ndryshme. Një fazë e tillë është para nesh. Ne na pret definimi i statusit shtetëror dhe transformimi rrënjësor demokratik i shoqërisë në pajtim me standardet e vlefshme të botës së zhvilluar, ne na pret rimëkëmbja ekonomike dhe zhvillimi. Para nesh është krijimi i kushteve dhe i mundësive më të mira për jetën e njeriut dhe të gjitha këto duhet t’i realizojmë ashtu që të mos i cenojmë kushtet jetësore të gjeneratave të ardhshme. DREJTIMET PROGRAMORE të PL të MZ janë: Mali i Zi demokratik dhe i pavarur: -shteti i sundimit të së drejtës -shteti i decentarlizuar me vetëqeverisje lokale të zhvilluar -shteti i bukurive natyrore të pashterrshme dhe zhvillimi ekologjik i saj -shteti i të drejtave të mbrojtjes së njeriut dhe të drejtave të pakicave nacionale -shteti i lirive konfesionale dhe i bashkësive fetare te barabarta -shteti i gjinive të barabarta -shteti me perspektivë për gjeneratat e reja -shteti i mediave të lira dhe gazetarëve të pavarur -shteti i kulturës informatike dhe i njerëzve të arsimuar -shteti me mbrojtje shëndetësore dhe me kulturë shëndetësore -shteti i ekuilibrit social -shteti i ekonomisë së tregut dhe afarizmit -shteti i kulturës dhe artit -shteti në BE -shteti i sektorit të zhvilluar joqeveritar
ORGANET e PL të MZ të përcaktuara me Statut janë: Konferenca e PL të MZ, kryetari i PL të MZ, nënkryetarët e PL të MZ, Këshilli Qendror i PL të MZ, Klubi i deputetëve, Kolegjiumi i kryesisë dhe Këshilli i Nderit i PL të MZ
Këshillat komunale themelohen për rajonin e një komune - qyteti. Këshilli Qendror i PL të MZ, me propozimin e kryetarit, mund të formojë organet këshillëdhënëse dhe punuese të PL të MZ. Në vazhdim e sipër është formimi i organizatave të të rinjve të PL të MZ dhe grave të PL të MZ. Kryetari i Partisë është Andrija Popoviq, kurse nënkryetarë të partisë janë Dubravka Zhivanoviq, Satka Hajdarpashiq, Aleksandar Ljumoviq, Bozhidar Vuciniq, Milo Radonjiq. Kontaktet: Partia Liberale e Malit të Zi rr. Vardarska 78 Podgorice, Mali i Zi Tel + 382 67 500 844 e-mail: info@lpcg.org liberalnapartija@t-com.me www.lpcg.org |